Eurovizion, Aurela Gaçe eliminohet në gjysmëfinale

Përfaqësuesja e Shqipërisë u ngjit e treta në skenën “Esprit Arena”, duke performuar këngën “Feel the passion” në natën e parë. Simboli i shqiponjës shqiptare dominonte si në veshjen e Aurelës, por edhe në grafikën e skenës, ndërkohë që zjarri dhe tymi shpërthyen në refrenin e këngës.
Teksti i Sokol Marsit nuk u këndua nga Gaçe vetëm në anglisht, por një pjesë e refrenit ishte në shqip, duke shtuar kështu emocionet e shqiptarëve që ndiqnin direkt nga skena. Gaçe u ngjit në skenë e treta, pas përfaqësueseve nga Polonia dhe Norvegjia.
“Feel the passion”, kompozuar nga Shpëtim Saraçi, u shoqërua nga tre back vokalist, si dhe nga Emiliano Dhima në bateri e Bledar Sejko në kitarë, ndërkohë që gjatë interpetimit në skenën e madhe të “Esprit Arena”, valëviteshin flamurët shqiptarë.
Gaçe konkurroi në këtë gjysmëfinale të parë së bashku me këngëtarët nga Greqia, Finlanda, Zvicra, Norvegjia, Gjeorgjia, Rusia, Polonia, Serbia, Kroacia, Hungaria, Portugalia etj. Ndërsa natën e dytë do të ngjiten në skenë Holanda, Bosnjë-Hercegovina, Ukraina, Qiproja , Austria, Suedia, elgjika, Sllovakia,Moldavia, Izraeli, Maqedonia, Danimarka, Bjellorusia etj.
Nga 43 këngë gjithsej, do të përzgjidhen vetëm 25 për natën finale të datës 14 maj, të cilat do të konkurrojnë për çmimin e parë. Këtë vit janë kthyer në konkurrim në Eurovizion vende si Italia, që është tërhequr që prej vitit 1997, Austria dhe San Marino.
Aurela Gaçe u përzgjodh për në Eurovizion nga edicioni i 49-të i Festivalit të Këngës në Radiotelevizion, ndërkohë që Shqipëria merr pjesë për herë të tetë në festivalin më të madh të këngës evropiane, pas këngëtarëve Juliana Pasha, Luiz Ejlli, Ledina Çelo, Kejsi Tola, Frederik Ndoci, Anjeza Shahini etj.
/Start/
2011-05-11 02:04