E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Garë pa fund në Australi, 3 flamuj të kuq

Pasi është rikthyer të shtunën në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, që ka sjellë drejtpërdrejt provat zyrtare të garës së radhës, Botërori i Formulës 1 ka vijuar të dielën me garën e Çmimit të Madh i Australisë, që është zhvilluar në mëngjes, me orën e Tiranës. Dhe ka qenë një garë që nuk ka patur fund ajo e 3-ta e këtij sezoni, teksa ka parë 3 flamuj të kuq, dhe, praktikisht, 3 nisje të saj, teksa nuk kanë munguar aksidentet dhe dalja nga gara e një numri të madh pilotësh.

I pari ka dalë nga pista Sharl Lëklerku, pas vetëm kthesash, ndërsa pas tij edhe Aleksandër Albon, kur në xhiron e 18-të është motori i makinës që e lë në baltë pilotin e “Mercedes”-it, Xhorxh Rasëll. Më pas ka vijuar një garë e qetë, por deri në xhiron e 55-të, kur Kevin Magnusen goditi murin e pistës dhe humbi njërin gomë, duke shkaktuar sërish ndërprerjen e garës.

Me rinisjen e saj, kanë ardhur disa aksidente të tjera, teksa dy makinat “Alpin” kanë dalë nga gara. Po kjo e ka shndërruar mbylljen në një “rebus” përllogaritjesh, që kanë parë në fund një renditje formale me Maks Verstapenin që fiton garën, ndërsa podiumin e plotëson Fernando Alonso.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›