E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ferrari, Sainz i tërbuar për penalitetin në Australi: Na grabitën

“Preferoj të mos flas për këtë, përndryshe nëse flas tani do të flas keq. Preferoj të shoh komisarët në fillim dhe të pres që ata të ndryshojnë penalitetin. Ndjej se na kanë grabitur, nuk dua të flas, ndryshe do të them fjalë të këqija. Nëse nuk shkoj më parë te stjuardët, nuk mund të flas me kthjelltësi”. Kështu është shprehur Carlos Sainz për mikrofont e Sky Sport F1, në komentimin e penalltisë që iu bë në Grand Prix të Australisë, duke e detyruar pilotin e Ferrarit të përfundojë edhe i dymbëdhjeti, pra jashtë pikëve.

Kontakti Sainz-Alonso – Në garën e Melburnit, kishte tre flamuj të kuq dhe episodi mes Sainz dhe Alonso daton që nga rifillimi pas të dytit, i shkaktuar nga një gomë e humbur nga Magnussen. Spanjolli i Ferrarit u përplas me bashkëkombasin e tij dhe manovra u vlerësua me një penallti prej pesë sekondash.

Problemi është se xhiroja në fjalë nuk ekziston në fakt sepse pas aksidenteve të shumta dhe shfaqjes së flamurit të tretë të kuq, pozicionet e mëparshme u rikthyen në rinisjen e radhës, me Alonson që u kthye përpara pilotit të Ferrarit. Më në fund, me vetëm një xhiro të zhvilluar pas makinës së sigurisë, penalltia 5″ e zbriti Sainz nga vendi I katërt në atë të dymbëdhjetë, pra jashtë pikëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›