E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garfield nderr te interpretosh Spider Man

Në më pak se një vit, aktori britanik Andreë Garfield është shndërruar në një yll të kinemasë.

Garfield do të interpretojë Njeriun Merimangë (Spider Man) në filmin që pritet të shfaqet vitin e ardhshëm, ishte i nominuar për Golden Globe dhe është favorit për fitimin e një çmimi BAFTA për aktorët e rinj më të mirë.

“Para disa vitesh isha vërtet i fiksuar pas Spider Man. Dija përmendësh frazat e filmit dhe i përsërisja para pasqyrës”, shprehet Garfield.

Andreë tregon se si e priti lajmin e fitimit të rolit të superheroit të famshëm: “U tremba shumë. Mendova se duhet të filloja punën menjëherë që të dilja sa më mirë në xhirime.”

“Është një ëndërr që bëhet realitet. Jam shumë i lumtur”, përfundon 27-vjeçari.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›