E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare ne nderim te 75 vjetorit te lindjes

Ismail Kadare

Zyrih 31 Janar 2011 NOA/ Gani Qarri 8211 Shkrimtari me i madh qe kane nxjerre krahinat shqiptare fituesi i pare nga vendet jo anglishtfolese i mimit prestigjioz nderkombetar Man Booker me 2007 ne Amerike fitues i mimit prestigjioz per letersi Princi i Asturiasme 2009 ne Spanje dhe Pretendues per mimin Nobel personaliteti i shquar me fame boterore Ismail Kadare dite me pare larg Atdheut pa shoke e te njohur pa zhurme e buje te madhe festoi 75 vjetorin e lindjes me familjen e tij ne kryeqytetin e Frances ne Paris.

Kryeqyteti francez me histori mijera vjecare trashegimi kulturore e arkitektonike dhe i njohur per aktivitete me rendesi boterore te natyres letrare filozofike shkencore politike edhe per nje here me teper po nderohej nga prania e kesaj pene te shquar shqiptare dhe boterore.

28 Janari eshte dita e lindjes se Gjeniut te madhe te letrave shqipe e njeriut qe u lind dhe u rrit ne guret e kalldremeve dhe shtepive karakteristike me krenarin e se kaluares prane kalase shekullore te qytetit te Gjirokastres ku ne shenje nderimi ndaj Shkrimtarit ne mungese te organeve shteterore dhe drejtuesve nga Tirana me rastin e 75 vjetorit te lindjes se tij shoqata Miqte e Kadarese kishin mbajtur vete nje festim edhe ne Qytetin e lindjes se Shkrimtarit ne Gjirokaster.

Por intelektualet gjirokastrite nuk kishin arritur qe manifestimin ta mbanin ne shtepine muze te Kadarese per shkak te voneses se restaurimit te shtepise perkunder fondeve te ndara nga UNESKO enkas per kete restaurim per gjithe opinionin qytetar dhe vizitoret qe duan ti shohin nga afer pasurite dhe vlerat e vecanta te shtepise muze te shkrimtarit te te gjithe shqiptareve.

Diten e hene me 31 janar 2011 ne Tirane ne perkujtim te 75-vjetorit te lindjes se shkrimtarit edhe Akademia e Shkencave te Shqiperise organizuaka nje konference jubilare per Ismail Kadarene per vepren e te cilit qenkan caktuar te flasin Shaban Sinani Mark Marku dhe Agron Tufa por cfare beri Kosova dhe lidhja e shkrimtareve te saj bashke me Akademine e shkencave per 75 vjetorin e personalitetit te shquar te Kadarese i cili ne vitin 1972 jo vetem se per here te pare kishte vizituar Kosoven por ai gjate gjithe jetes se tij beri shume per te dhe te gjithe shqiptaret

Veprat e Kadarese jane te njohura e te perkthyera dhe te pranuara me shume dashamiresi ne gjithe Boten madje disa prej tyre me te drejte per shqiptaret e te gjithe trojeve cilesohen si Vepra te Shekullit brenda dhe jashte kufijve te vendit. Kjo edhe kishte bere qe veprat e medha te Ismail Kadarese ti kalonin kufijte e tokes se pa shkelur shqiptare edhe ne kohen kur ai veprat e tij duhej ti botonte nen regjine e Drago Silicit si redaktor me porosi per futjen e ndonje fjale anti parti dhe anti sistem te kohes. Fenomeni Kadare kishte arritur me mjeshteri te modifikoi rolin shoqeror te njerezve me kulture duke u vene ne veprim per nje Shqiperi me te mire me vepra te pranuara dhe te perkthyera ne mbi 30 gjuhe boterore te cilat jo vetem atij por edhe neve na bejne nder si komb kudo qe ato paraqiten dhe lexohen. Ne librat e shkruara nga ai jo vetem se gjejne vend historia dhe legjenda shqiptare por edhe e verteta bashke me problemet madhore te kombit tone te cilat jane thelle te ngulitura ne veprat e Kadarese.

Edhe pse Ismail Kadare me veprat e tij vijon te perfaqesoj me denjesisht se cdo shqiptar tjeter letersine kombetare ne arenen mbare boterore inteligjencia shqiptare jo cdo here ben punen si duhet duke vazhduar edhe ne keto kohe luften kunder Kadarese nga hipokrizia hakmarrja e pa arsyeshme dhe xhelozia kunder madheshtise se tij te permasave boterore.

Ismail Kadare si Autor i veprave te famshme si Dimri i madh Gjenerali i Ushtrise se vdekur Prilli i Thyer Piramida Dosja H Tri elegji per Kosoven e shume veprave te tjera pershkrimin e personazheve ngjarjeve dhe cilesimet e figurave i bene ne menyre aq te persosur sa qe shpirti i lexuesit i afrohet krejt afer perjetimit te vertete me pershkrimin e plageve te shoqerise te cilat ne brendesine e tyre permbajne kuptimin e jetes deri ne imtesi. Ato e ben te njohur ne gjithe Boten jo vetem ate por Shqiperine dhe shqiptaret ne teresi me veprat e tij te medha te perkthyera ne mbi 30 gjuhe kurse Gjenerali i ushtrise se vdekur i zhvilluar edhe si film televiziv.

Ndaj ne fillim te viteve 90-ta shtepia botuese Fayard ne Paris botonte per here te pare nje autor te saj ne dy gjuhe ne frengjisht dhe shqip dhe ky ishte botimi i trete i serise se veprave te Ismail Kadarese qe ishte nje nder jo vetem per shkrimtarin por edhe per gjuhen shqipe per kulturen tone dhe letersine shqiptare ne pergjithesi. Emri i Ismail Kadarese eshte nje bekim hyjnor i letersise sone kombetare qe ka Kadarene per autor.

Ai nuk eshte vetem letrar i shquar por edhe kombdashes i madh ne veprat e te cilit Atdheu dhe Kombi jane bazamenti i ngritjes se letersise se tij ne lartesi te pashembullta. Kombi yne sa i takon letersise shqiptare ne bote me penen e Kadarese pati nje fat qe nuk mund ta kete secili popull edhe nga kombet me te medha ne rajon e me gjere dhe kete fat ne sot duhet ta duam ta ruajme dhe ta cmojme me krenari sepse Fenomeni i cili letersine tone e ngriti ne permasa nderkombetare quhet Kadare te cilit edhe me rastin 75 vjetorit te lindjes se tij ne nga zemra i urojme shume fat shendet te mire suksese te metejme dhe me ndihmen e zotit te na rroje sa me gjate dhe nderoje sa me mire qe te jete e mundur si popull dhe Komb ne teresi.

Tags75 vjetor Amerike anglishtfoles mim mimi Nobel Gani Qarri Ismail Kadare letersi Man Booker prestigjioz nderkombetar Princi i Asturias Shkrimtari Spanje

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›