E Diel, 1 Nëntor 2026

Gashi: Qeveria nuk ka mandat të dialogoj për veriun

Kryeministri Hashim Thaçi nuk duhet të dialogoj për veriun me kryeministrin serb Ivica Daçiq.

Kryetari i Komisionit për legjislacion, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria edhe ashtu nuk ka mandat për të folur në Bruksel për çështjen e veriut.

Gjithçka që flitet për komunat veriore në prani të kryeministrit serb, sipas tij, lë të kuptohet se pala vendëse ka pranuar të flasë për rregullimin e brendshëm shtetëror.

Dhe kjo siç ka thënë ai është e ndaluar me Kushtetutë dhe me rezoluta të Kuvendit të Kosovës.

Dialogu dhe rezultatet e tij duhet të jenë në pajtim me sovranitetin e Kosovës, subjektivitetin ndërkombëtar, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm – rendin unik kushtetues të Kosovës”, thuhet në pikën 3 të rezolutës për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e cila është miratuar me 18 tetor 2012.

Nisur nga kjo, deputeti Gashi konsideron se qeveria nuk akt ë drejtë të ofrojë kurrfarë platforme për veriun, në takimin e radhës që pritet të mbahet në Bruksel ndërmjet Thaçit dhe Daçiqit më 17 janar.

“Nëse qeveria ka vendosur të dalë me ndonjë propozim për veriun, e që del jashtë Pakos së Ahtisarit, atëherë fillimisht duhet të kërkohet një konsensus i madh shoqëror për të ndodhur diçka e tillë, sepse është thënë sa e sa herë se Pakoja e Ahtisarit është kompromisi më i madh që është bërë nga Kosova”, ka deklaruar Gashi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›