E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gashi: S’jam pro Islamit, por kundër përjashtimeve

TIRANE - Një prej deputetëve që ka kundërshtuar çregjistrimin e Kastriot Islamit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dje, ishte edhe deputeti i qarkut të Durrësit, Azir Gashi.
I pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, Gashi sqaroi se vendimi i tij për të mos votuar pro përjashtimit të kolegut ka lidhje me ruajtjen e një fryme harmonie brenda grupit parlamentar. “Me thënë të drejtën, nuk është se isha kundër grupit parlamentar dhe pro Kastriot Islamit. Vendimi për ta përjashtuar një deputet m’u duk si masë e fortë. Unë thjesht mendova që ta zbusim pak, por nuk ja arritëm”,- deklaroi deputeti i Durrësit.

I pyetur nëse është nisur nga ndonjë lloj miqësie me kolegun e tij, Gashi tha se “nuk kam ndonjë farë miqësie me Islamin, por u nisa nga dëshira e mirë për të qenë grup bashkë. Më erdhi zor me këtë vendim për ta përjashtuar një deputet. Është masë e rëndë”,- theksoi Gashi.

Bashkë me të, kundër kanë qenë edhe deputeti Tom Doshi, edhe pse në një lloj tjetër kundërshtimi, si edhe Arben Malaj e Marko Bello.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›