Arrestohet ne Serbi i dyshuari per dhunen ndaj KFOR-it ne veriun e Kosoves

Autoritetet ne Serbi thane se eshte arrestuar nje nga personat e dyshuar per kontrabande ne veriun e Kosoves dhe per dhune ndaj forcave paqeruajtese te NATO-s ne ate zone. Media serbe thote se Zvonko Veselinovic nga Mitrovica eshte arrestuar ne Serbi nen dyshimet se eshte marre me veprimtari kriminale bashke me te vellane e tij dhe qe te dyve u eshte shqiptuar masa e arrestit 48 oresh.
I arrestuari Veselinovic per nje kohe te gjate ishte permendur nga mjetet e informimit si njeriu kryesor i krimit te organizuar ne veriun e Kosoves.
Komandanti i KFOR-it Erhard Drews deklaroi dite me pare se Zvonko Veselinovic dhe vellai i tij jane identifikuar si organizatoret dhe udheheqesit e veprimeve te dunshme ndaj ushtareve te NATO-s ne fund te muajit nentor ku dhjetera ushtare gjerman e austriak mbeten te plagosur gjate perleshjeve me protestuesit serbe qe po mbajne te blokuara rruget ne veri ne shenje kundershtimi ndaj shtrirjes se autoritetit te Prishtines ne veri.
Ato akte dhune ishin edhe vendimtare qe Serbia nuk mori statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian.
Arrestimi i Zvonko Veselinovicit shihet si nje shenje e veprimeve te Beogradit nen trysnine e Bashkimit Evropian per zhbllokimin e situates ne veriun e Kosoves ndonese autoritetet serbe thane se arrestimi nuk ka te beje me veriun meqe ata nuk kane autoritet per te hetuar ne Kosove.