E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gates optimist per procesin ne Afganistan

Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates theksoi se strategjia e Shteteve te Bashkuara ne luften ne Afganistan duket se po funksionon dhe ka shprehur nje optimizem te kujdesshem per perparimin e bere.

Sipas tij me afro 30 mije trupat shtese nga Shtetet e Bashkuara tashme te vendosura ne Afganistan komandanti i trupave amerikane dhe te NATO-s ne kete vend David Petraeus beson se perpjekja e luftes eshte ne rruge te drejte.

Keto komente Gates i beri ne nje konference te perbashket per shtyp me ministrin francez te mbrojtjes se Frances Herve Morin ne Washington.

Gates foli edhe lidhur me forcat e sigurise se Afganistanit.

Nje nga gjerat qe mendoje se ushtria jone e thekson si inkurajuese eshte ajo se njeri prej parametrave kryesore per te cilin folem para nje viti eshte rritja ne numer dhe ne cilesi e Forcave te Sigurise Kombetare te Afganistanit. Ne po ashtu po shohim permiresim te rendesishem ne numer dhe ne cilesi ne Armaten Kombetare te Afganistanit tha Gates.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›