E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa vijon edhe sot viziten e tij ne Londer

Papa Benedikti i 16-te sot do qendroje ne Londer ku do te takohet me kryepeshkopin nga Canterbury ndersa do te synoje permiresimin e raporteve mes kishes katolike romake dhe kishes angleze. Kjo eshte vizita e pare shteterore e Papes ne Britani.

Ai e filloi viziten dje ne Edinburg ku u prit nga Mbreteresha Elizabeta e Dyte. Pastaj Papa e udhehoqi nje meshe ne Glasgou ku moren pjese afro 65 mije besimtare.

Vizita e Papes ne Britani eshte pritur me reagime lidhur me cmimin e vizites dhe me skandalet lidhur me keqtrajtimin e femijeve ne Kishen Katolike.

Dje Papa tha se Kisha ende nuk kishte vepruar ne menyre te vendosur lidhur me kete ceshtje ose me shpejtesi te mjaftueshme per ti larguar prifterinjte qe i kishin keqtrajtuar femijet. Vleresohet se kjo ishte deklarata e tij me e fuqishme deri tani per kete ceshtje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›