Gati Edicioni i katërt i festivalit Takimi Muzikor i dy Botëve
Gjirokastër, 3 Qershor 2010 NOA - Edicioni i katërt i festivalit Takimi Muzikor i dy Botëve do të ngrejë tiparin në datë 4 qershor dhe për tre net me radhe do të zhvillohet në kalanë e Gjirokastrës nën kujdesin e deputetit të zonës, z.Genc Ruli. Të ftuar do të jenë gupe nga Maqedonia, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria. Festivali do të prezantohet nga aktorët Viktor Zhusti dhe Blerta Syla.
Sopranoja Eva Golemi e shoqëruar nga kuarteti i harqeve të Akademisë së Arteve në Prishtinë Artus, do të jetë e para që do të performojë për publikun, pasuar ditën e dytë, të shtunën, nga një koncert i grupit polifonik Bilbilenjtë e Progonatit (Shqipëri) dhe Kuinteti kamertal i fizarmonikave të ardhur nga Kroacia posaçërisht për festivalin. Ndërkohë që nata finale do të sjellë në skenën e improvizuar në kalanë e Gjirokastrës një koncert të grupit polifonik të Himarës dhe nga Maqedonia do të performojë për publikun Toni Kitanovski dhe Chekrezi Orchestra.
Festivali Takimet muzikore të dy botëve, që tradicionalisht mbahet në Gjirokastër, këtë vit nga 4 deri ne 6 qershor 2010, do të organizojë edhe një debat mbi komunikimet kulturore ndërshqiptare dhe prezantimin e kulturës shqiptare në botë, si kontribut për fillimin e një reflektimi më serioz të kësaj problematike.
Në këtë konferencë që do të mbahet gjithashtu në Gjirokastër do të jenë rreth 20 të ftuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, intelektualë dhe personalitete të afirmuara të kulturës si dhe përfaqësuesit e ministrive të kulturës dhe të punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe përfaqësues të mediave.
Disa nga emrat që do të marrin pjesë në konferencë janë: Nga Shqiperia Fatos Lubonja, Stefan Çapaliku, Arain Leka, Alfred Bualoti, etj kurse nga Kosova: Veton Surroi, Eliza Hoxha, Shkëlzen Maliqi, Erzen Shkololli etj.
Ilda Mara, drejtorja e festivalit, nën kujdesin e së cilës janë organizuar edhe edicionet e mëparshme, synon që ky festival të kthehet në një traditë të përhershme, me synim përballjen e kulturave të ndryshme dhe promovimin e qytetit të Gjirokastrës.
r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")