Gati dosja e 21 Janarit

Komisioni per 21 Janarin ne mbledhjen e tij
Tirane 17 Shkurt 2011 NOA 8211 Komisioni Hetimor Parlamentar per ngjarjet e 21 janarit zhvilloi sot mbledhjen e tij te radhes ku konkludoi se eshte kopsitur dosja per demonstraten e dhunshme qe u pasua me kater te vrare.
Komisioni Hetimor Parlamentar Per hetimin e veprimtarise se institucioneve shteterore per zbulimin identifikimin perballimin neutralizimin pengimin dhe ndeshkimin e veprimit te organizuar kriminal per dhunimin e institucioneve dhe permbysjen e rendit kushtetues ne daten 21 janar 2011 pritet ta beje publik rezultatin e dosjes gjate fundit te ketij muaji.
Zyrtarisht mbledhja sot dha informacionin se ne lidhje me hetimin e ngjarjes se 21 janarit komisioni eshte ne fazen e mbledhjes se te dhenave nga te gjitha institucionet shteterore.
Kryetari i komisionit Eduard Halimi informoi sot anetaret e komisionit me te gjithe provat dhe informacionet e ardhura ne komisionin hetimor parlamentar lidhur me veprimtarine e institucioneve para gjate dhe pas demonstrates se dhunshme te 21 janarit si dhe pamjet filmike te ardhura nga te gjitha televizionet.
Ne vijim komisioni shqyrtoi piken e dyte e rendit te dites ku anetari i komisionit zoti Viktor Gumi informoi ne lidhje me marrjen e disa informacioneve nga Sherbimi Informativ i Shtetit i cili eshte ne objektin hetimor te ketij komisioni.
Konfirmohet se anetaret e Komisionit Hetimor jane pajisur me certifikaten e sigurise nga autoriteti i vetem i autorizuar per leshimin e ketij dokumenti.
Halimi tha se pas kesaj ky komision eshte i gatshem te mireprese nga SHISH te gjithe informacionet qe disponon mbi zhvillimet para gjate dhe pas demonstrates se dhunshme te opozites.
Po ashtu Halimi tha se seanca degjimore me kreun e SHISH u shty me kerkese te tij ne permbushje te detyrimeve ligjore. Ai siguroi ne fund se ne nje nga seancat e ketij Komisioni do te thirret dhe kreu i SHISH Bahri Shaqiri.
e.t/NOA
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme LidhjeKomisioni Hetimor Parlamentar ngjarjet e 21 janarit Eduard Halimi SHISH Bahri Shaqiri