E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, grabitet çifti i moshuar

Grabitjet me maska rikthehen ne Durrës, kësaj radhe ne fshatin Lalez. Pak pas mesnatës se te hënës, një grup personash te maskuar e te armatosur kane terrorizuar dhe me pas grabitur një çift te moshuarish. Nen kërcënimin e armeve ata kane marre 2 milion leke te rinj, por vetëm pas 24 orëve policia ka mundur te prangose autoret. Mësohet se autoret e ngjarjes kishin dijeni për sasinë e lekeve qe mbanin te moshuarit ne shtëpi, pasi njeri prej grabitësve kishte lidhje krushqie me ta. Te arrestuarve iu sekuestruan dy arme automatike, një pushke, si dhe e gjithë shuma e parave te cilën e kishin ndare mes tyre.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›