E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati i ben gropen vellait e fqinjit

KURBIN - Provoi te luaje me armen e zjarrit, por i kushtoi shtrenjte, pasi la te plagosur vellane dhe nje fqinj. Autori i plagosjes se dyfishte te ndodhur ne fshatin Fushe-Mamurras, Muharrem Tafa, 27 vjec, tashme eshte ne kerkim nga policia. Autori i ngjarjes se ndodhur dje rreth ores 15.30, pasi pastroi nje arme qe e mbante ne shtepi pa leje, e mbushi me fisheke dhe shkrehja e ardhur nga pakujdesia per pak sa nuk i kushtoi jeten vellait te tij me te madh dhe nje fqinji qe ndodhej ne shtepi se bashku me ta. Dy te plagosurit, Ferdinant Tafa, 32 vjec dhe Besmir Doci, 28 vjec, u derguan me urgjence ne spital dhe pas marrjes se ndihmes mjekesore, jane jashte rrezikut per jeten. Sipas burimeve zyrtare te policise, qe mori deshmite e dy te plagosurve, "Muharrem Tafa ishte duke lene armen e sapopastruar dhe te mbushur me fisheke menjane, por nje shkrehje e saj shkaktoi dy te plagosurit". Pas plagosjes, familjaret derguan me urgjence dy te plagosurit ne spitalin e Lacit, e me pas drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes, ku fale nderhyrjes se shpejte te mjekeve, dy te plagosurit ndodhen jashte rrezikut per jeten. Policia me te marre njoftimin, mberriti ne banesen e familjes Tafa, ku pasi mori te dhenat e para, mesoi se autori i plagosjes eshte 27-vjecari Muharrem Tafa, i cili pas krimit u largua ne drejtim te paditur, se bashku me armen e krimit. Ai eshte shpallur person ne kerkim, nen akuzen e plagosjes se dy personave nga pakujdesia dhe armembajtje pa leje.
Ar.bu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›