Gati ndryshimi i ligjit, gjoba per piresit e duhanit
Ligji kunder duhanit duket se do t'i rikthehet serish ndryshimeve ne Komisionet Parlamentare dhe me pas deputeteve duke shtuar te tjera masa shtrenguese. Tashme eshte parashikuar se ai qe pi duhan ne ambientet publike nuk do te gjobitet vetem pronari i biznesit, por edhe vete duhanpiresi. Ky eshte ndryshimi qe pritet te kete ligji kunder duhanit, pasi ka deshtuar ne zbatimin e tij. Propozimi per ndryshimet ne ligj kane ardhur nga vete Ministria e Shendetesise, ndersa fakti eshte bere i ditur nga Drejtori i Politikave dhe Projekteve, Pellumb Pipero. "Ndoshta u sforcuam per te bere nje ligj kaq modern dhe kaq bashkekohor, pa ngritur infrastrukturat e zbatimit te ligjit. Tashme ka ardhur koha qe qytetari te mbaje pergjegjesi per mosrespektimin e ligjit dhe te gjobitet ndoshta jo aq sa pronari i lokalit, por ndoshta dy apo tre here me shume se subjekti", - ka pohuar Pipero. Nderkohe, nga ana tjeter, koordinatori per duhanin, Roland Shuperka, thote per "Koha Jone" se tashme eshte duke u punuar per keto ndryshime ne ligj, por ende nuk eshte arritur ne nje forme perfundimtare te tij. Nga ana tjeter, sipas Shuperkes, problematike mbeten shifrat e duhanpiresve ne vend. Sipas te dhenave, vendi yne eshte i pari ne Europe per pirjen e duhanit, me 39% te popullsise duhanpirese. Me shqetesuese jane shifrat tek femijet 13-15 vjec, ku numerohen 11% pires te rregullt te duhanit. "4 ne 10 studente, meshkuj dhe femra bashkerisht konsumojne duhen. Nderkohe qe 60 per qind e meshkujve me tendence ne ulje te pirjes se duhanit dhe 18 per qind e femrave kane jane konsumatore te duhanit", - ka pohuar Shuperka. Sipas te dhenave, 18 per qind e humbjeve te jetes se personave kane si shkak paresor pirjen e vazhdueshme te duhanit.