E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH: Depozitat ne Euro, po njohin vetem rritje

Qe depozitat ne monedhen evropiane po njohin rritje ne sistemin tone bankar, kete e konfirmojne edhe te dhenat me te fundit te Bankes se Shqiperise. Sipas tyre, qe nga fillimi i vitit 2011 deri ne fund te marsit 2012, depozitat ne valute ne bankat ne Shqiperi jane rritur me ritme te shpejta, me rreth 13%. Vetem ne Tirane, ne fund te tre-mujorit te pare te ketij viti, mesohet se ato kane qene ne nivelin prej 199.162 milione lekesh, nga vetem 144.333 te tilla, qe vleresohet te kene qene depozitat prane bankave qe gjenden ne te ne monedhen vendase. Nje tendence kjo, ne fakt, e cila vihet re edhe ne bankat e qyteteve te tjera te vendit. Shifra keto qe pritet te rriten ditet e fundit, me fluksin e eurove nga Greqia, te cilat po terhiqen nga bankat e ketij vendi. Depozituesit greke terhoqen nje shume te vleresuar prej rreth 1.2 miliarde eurosh nga llogarite bankare, te henen dhe marten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›