E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati opinioni per statusin e vendit kandidat

21/10/2010Presidenti i KE Van Rompuy deklarate pas takimit me kryeministrin

Liberalzimi i vizave vetem nje hap larg shqiptareve do te ndodhe shpejt

Presidenti i Keshillit Europian Herman Van Rompuy deklaroi dje ne Tirane se Bashkimi Europian ka gati opinionin per statusin e vendit kandidat. Gjithashtu ai u shpreh i bindur per miratimin e procesit te liberalizimit te vizave. Rompuy theksoi se qeveria shqiptare eshte ne dijeni te sfidave qe e presin ne te ardhmen ne lidhje me integrimin e saj ne Bashkimin Europian. Ai siguroi gjithashtu mbeshtetjen e institucionit te drejtuar nga ai per Shqiperine. Sigurisht Bashkimi Europian do tju mbeshtese ne perpjekjet tuaja por pergjegjesia kryesore per progres i mbetet Shqiperise dhe udheheqjes se shqiptareve - tha Rompuy. Presidenti i Keshillit Europian shtoi se keto sfida konsistojne ne vendosjen e shtetit ligjor reformat dhe luften efektive kunder krimit te organizuar. Van Rompuy i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane me ftese te kryeministrit Berisha mbajti dje nje konference per mediet se bashku me kryeministrin shqiptar ne te cilen paralajmeroi se Keshilli Europian eshte ne fazen e pergatitjes se opinionit per aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian. Sipas Rompuy opinioni do te vije se shpejti duke shtuar se ai do te jete realist dhe objektiv. Nuk dua te spekuloje me opinionin por mund te them se do te jete realist dhe objektiv - tha presidenti i Keshillit Europian duke shtuar gjithashtu se ne opinion do te marrin merita arritjet e deritanishme te Shqiperise dhe me tej do te jepen udhezime per reformat qe duhet te ndermerren me pas. Nder te tjera ai theksoi se ka ende pune ne rrugen drejt BE-se pasi procesi i zgjerimit bazohet ne meritat dhe performancen. Me pas Rompuy u ndal ne liberalizimin e vizave ku zyrtari i larte e cilesoi kete proces nje ceshtje politike per shtetet por nga ana tjeter eshte edhe nje ceshtje praktike per qytetaret. Liberalizimi i vizave eshte nje hap larg vendimit perfundimtar shpresojme qe kjo te ndodhe shpejt. Gjithashtu inkurajoj qeverine te vazhdoje me reformat dhe ne kete drejtim dua te theksoj se Shqiperia ka bere progres te shpejte - tha Rompuy. Nderkohe kryeministri Berisha gjate fjales se tij vleresoi mbeshtetjen qe i japin dhe i kane dhene procesit te liberalizimit te vizave nje vendim ky qe sipas Berishes ridimensionon lirine e levizjes se shqiptareve dhe dinjitetin e tyre. Berisha e siguroi presidentin Van Rompuy se qeveria e tij po ben cdo perpjekje dhe po e trajton kete si nje proces me te cilin synon te konsolidoje gjithnje e me shume te gjitha kerkesat standarde praktikat kriteret e udherrefyesit per heqjen e vizave. Ne pritje te marrjes se raportit te ri nga ana e Komisionit Europian kryeministri Berisha theksoi se raportet e ketij komisioni jane shnderruar ne nje dokument serioz pune per qeverine shqiptare sepse ne keto raporte jo vetem jane paraqitur arritjet e reformave ne Shqiperi por jane percaktuar edhe kerkesat per reformat e tjera te metejshme ne menyre qe vendi te behet gjithnje e me i pershtatshem per integrimin ne Bashkimin Evropian.

Takimi me Topin

Presidenti i KE-se Van Rompuy zhvilloi dje nje takim me Presidentin e Republikes Bamir Topi. Ne kete takim Presidenti Topi e njohu me mobilizimin e strukturave tona dhe intensifikimin e fushates per sensibilizimin dhe njohjen e qytetareve shqiptare me procesin e liberalizimit te vizave detyrimet dhe te drejtat qe rrjedhin prej tij.

Berisha per raportin

Ne jemi ne prag te nje raporti te ri te Komisionit Evropian. Ne traditen e te gjitha raporteve ato jane shnderruar ne nje dokument serioz pune per qeverine shqiptare sepse ne keto raporte jo vetem jane paraqitur arritjet e reformave ne Shqiperi por jane percaktuar edhe kerkesat per reformat e tjera te metejshme ne menyre qe vendi te behet gjithnje e me i pershtatshem per integrimin ne Bashkimin Evropian.

Van Rompuy per integrimin

Per sa i perket rruges drejt Bashkimit Evropian ende ka pune per te bere. Sic e tha edhe kryeministri zgjerimi do te jete nje proces i bazuar mbi punen e bere duke pasur ne fokus plotesimin e standardeve dhe kritereve per integrimin europian. Axhenda e demokracise dhe e shtetit te se drejtes do te mbetet e nje rendesie te vecante per te ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›