E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati për albumin e tretë

Këngëtarja britanike Adele nuk ka të ndalur. Mediet e huaja shkruajnë se ajo është në përgatitje të albumit të tretë i cili thuhet se do të publikut në fillim të vitit 2014.

Sipas ‘The Mirror’ Adele është ngujuar në studio në Londër dhe është duke punuar intensivisht në albumin e tretë.

Një burim ka bërë të ditur se, katër këngë janë shkruar por i tërë albumi to të incizohet në Los Angeles.

“Adele po i kthehet sërish rrënjëve të saj. Ky album do të ketë pak jazz dhe disa këngë klasike”.

Sipas këtij burimi, çfarëdo që do të përmbajë ky album suksesi është i garantuar. Marrë parasysh suksesin që Adele korri me albumin e saj ’21’, pritshmëritë janë të njëjta edhe për albumin e saj të tretë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›