Kim ekspozon barkun e fryrë në plazh

Familja Kardashian po kalon disa ditë pushime nën diellin e ishujve grekë.
Kim Kardashian s'i ka rezistuar dot temperaturave të larta e megjithëse shtatzënë, ka nxjerrë me bikini për herë të parë trupin dhe barkun e fryrë. Ajo ka zgjedhur ta bëjë diçka të tillë, gjatë një pushimi që po kalon me familjen në plazhin e Mykonos, Greqi.
Me të nuk ka qenë i dashuri i saj, Kanye West i cili kohëve të fundit është shumë i zënë dhe si rrjedhojë nuk po mundet të kalojë edhe aq kohë me të dashurën./Indeksonline/