E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati shkarkimi i Ina Rames

Presidenti Bujar Nishani pritet të shkarkojë prokuroren e përgjithshme Ina Rama. Burime zyrtare tregojnë për Top Channel se kreu i shtetit e ka krijuar bindjen se mandati i zonjës Rama përfundon në 22 nëntor dhe jo vitin që vjen.

Kjo, ndryshe nga sa ka deklaruar publikisht ambasadori i OSBE-së Wolfarth, sipas të cilit politika shqiptare duhet të diskutojë në majin 2013-ës çështjen e zëvendësimit të kryeprokurores.

Kjo pritet të jetë lëvizja e dytë e fortë e presidentit Nishani, pas shkarkimit të papritur të kreut të Shërbimit Informativ pak javë pasi kishte marrë detyrën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›