Topi Jo aleance me partite e tranzicionit

Kryetari i FRD-së, Bamir Topi ka zgjedhur qytetin e Pogradecit për të bërë publike disa nga planet e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ashtu sikurse në takime të tjera me simpatizantët, Topi së pari ka hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me dy partitë e mëdha.
“Në 2013-ën i përjashtojmë aleancat me dy partitë e vjetra të tranzicionit”, ka thënë Topi, i cili ka nënvizuar se FRD nuk është thirrur në tryezën e presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve.
“Fakti që ne nuk jemi thirrur nga presidenti në tryezën e partive nuk na çudit. Mosthirrja Fakti që ne nuk jemi thirrur nga presidenti në tryezën e partive nuk na çudit. Mosthirrja në tryezë dëshmon frikën që ata kanë nga partia jonë
Bamir Topi
Kryetar i FRD-së në tryezë dëshmon frikën që ata kanë nga partia që ne përfaqësojmë”, ka theksuar Topi.
Më tej ish-presidenti i Republikës është shprehur i bindur se Fryma e Re Demokratike do t’i arrijë rezultatet e kërkuara në proçesin e ardhshëm elektoral.
“Kemi eksperiencë të mjaftueshme në politikë dhe do bëjmë të mundur arritjen e rezultateve”, ka shtuar Topi.
Ndër të tjera, kreu i FRD-së ka folur edhe për çështjen e mandatit të prokurorit të përgjithshëm. “Mandati i kryeprokurorit të ri hyn në fuqi me ndryshimet kushtetuese. Veprimet e tjera që bëhen lidhur me këtë çështje janë anti-kushtetuese”, ka thënë ai.
Më tej zoti Topi ka komentuar edhe vizitën në Tiranë të ministrit të Jashtëm serb, Mrkiç, të cilën e ka cilësuar si normale, por që duhet zbardhur nga ministri i Jashtëm, Edmond Panariti.