Gati udhezimet per regjistrin e kredive
07/10/2010Keshilli Mbikeqyres i BSH-se
Rregullorja dhe udhezimet e reja per regjistrin e kredive do te jene nje nga temat e diskutimit ne mbledhjen e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise qe do te zhvillohet javen e ardhshme. Sipas burimeve zyrtare te BSH-se projekti Per miratimin e rregullores mbi permbajtjen e informacionit dhe funksionimin e Regjistrit te Kredive ne Banken e Shqiperise dhe te udhezimeve perkatese ne zbatim te kesaj rregulloreje eshte nje prej pikave te diskutimit te anetareve te Keshillit. Regjistri i Kredive qe eshte baza elektronike e te dhenave per kredimarresit e sistemit bankar filloi funksionimin nga data 3 janar 2008 ne Banken e Shqiperise. Aktualisht bankat kane hedhur ne regjister portofolin aktiv te kredive si dhe ngarkojne cdo dite te dhena per kredite e reja. Ne momentin e fillimit te funksionimit live te Regjistrit te Kredive ne te rezultonin 201.729 kredi te regjistruara si dhe te dhena per kredimarresit personat e lidhur dhe kolateralet e vena si garanci per kthimin e kredise. Aktualisht jane mbi 220 mije kredi te regjistruara. Gjithashtu ne rendin e dites pritet te jete per diskutim projekti Per miratimin e Raportit te Stabilitetit Financiar per gjashtemujorin e pare te vitit 2010 projekti Per rishikimin e dokumentit te Misionit te Mbikeqyrjes projekti Per miratimin e nje veprimtarie financiare shtese te paperfshire ne aneksin e licences ekzistuese te Bankes Kombetare Tregtare sh.a. si dhe projekti Per rishikimin e rregullores se degeve te Bankes se Shqiperise. Anetaret e ketij keshilli do te diskutojne edhe ne lidhje me informacionin Mbi zhvillimet ne sektorin bankar per muajin gusht te vitit 2010.