E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur anulohet procedura e legalizimit

07/10/2010Qeveria miraton vendimin per kualifikimin e legalizimit te ndertimeve pa leje

Nderprerja nga ALUIZNI kur objektet ndodhen ne kushtet e moskualifikimit

Procesi i legalizimit te ndertimeve pa leje ose te shtesave te siperfaqes tej lejes nderpritet nese organet kompetente vleresojne se nuk mund te kualifikohen. Vendimi i miratuar ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave sakteson se procesi i legalizimit nderpritet ne cdo kohe perpara leshimit te lejes se legalizimit. Sipas ketij vendimi gjithashtu nuk do te lejohen nese ndertimet pa leje shkelin vijen e ndertimit ne rruget e kategorise se pare te dyte dhe te trete te parashikuar nga plani i pergjithshem rregullues studimet urbanisitike apo projektet e vecanta infrastrukturore rrugore te cdo niveli te miratuara a ne proces. Vendimi Per percaktimin e kritereve te procedurave dhe dokumentacionit te zbatueshem per te kualifikuar objektet ne ndertim qe legalizohen ose jo sanksionon faktin se organet kompetente nuk kualifikojne per legalizim ato ndertime pa leje apo shtesa te siperfaqes tej lejes nese cenohet zbatimi i projekteve per zona turistike zona komerciale dhe rekreative zonat ekonomike parqe dhe impiante industriale per te cilat ka studime te miratuara ose jane ne proces per miratim. Ne vendimin qe mori mbeshtetjen e trupes ministrore thuhet gjithashtu se kur objektet ndodhen ne kushtet e moskualifikimit per legalizim organet shteterore pergjegjese kane te drejte ti kerkojne Agjencise se Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale ALUIZNI nderprerjen e legalizimit duke specifikuar dhe shkakun konkret. Vete ALUIZNI eshte i detyruar te nderprese procesin. Ne kete rast kerkeses duhet ti bashkelidhet detyrimisht dokumentacioni provues. ALUIZNI eshte i detyruar qe brenda dy javeve nga data e depozitimit te kerkeses tu konfirmoje nderprerjen e procedurave organit shteteror pergjegjes dhe personit te interesuar per legalizimin e ndertimit pa leje. Ne rast se me kalimin e ketij afati ALUIZNI nuk ka konfirmuar ose ka refuzuar nderprerjen e legalizimit organi shteteror pergjegjes ka te drejte ti kerkoje Keshillit te Ministrave pezullimin e procedurave te legalizimit te objekteve pa leje - thuhet ne vendimin e miratuar ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Nga ana e tij Keshilli i Ministrave merr vendimin perkates sipas afateve dhe procedures se percaktuar ne ligjin Per legalizimin urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje i ndryshuar.

Objektet qe nuk legalizohen

Vendimi i miratuar nga qeveria sanksionon se te gjitha ndertimet pa leje apo shtesa e siperfaqes tej lejes se miratuar nuk mund te legalizohen kur objekti ne fjale shkel vijen e ndertimit te rrugeve. Nuk miratohet kur shkel vijen e ndertimit ne rruget e kategorise se pare te dyte dhe te trete te parashikuar nga plani i pergjithshem rregullues studimet urbanistike apo projektet e vecanta infrastrukturore rrugore te cdo niveli te miratuara a ne proces - thuhet ne vendimin e miratuar nga Keshilli i Ministrave. Gjithashtu nuk miratohet legalizimi as ne rastin kur vihet re cenimi i zbatimit te projekteve per zonat turistike zonat komerciale dhe rekreative zonat ekonomike parqe dhe impiante industriale per te cilat ka studime te miratuara ose jane ne proces. Permes ketij vendimi qeveria se synon rregullimin e hapesirave qe jane projektuar me synim infrastrukturen dhe zhvillimin e zonave turistike.

Detyrimet e ALUIZNI-t

Qeveria ka vendosur qe kur objektet ndodhen ne kushtet e moskualifikimit per legalizim organet shteterore pergjegjese kane te drejte ti kerkojne Agjencise se Legalizimit ALUIZNI nderprerjen e legalizimit duke specifikuar dhe shkakun konkret. Vete ALUIZNI eshte i detyruar te nderprese procesin. Ne kete rast ALUIZNI eshte i detyruar qe brenda dy javeve nga data e depozitimit te kerkeses tu konfirmoje nderprerjen e procedurave organit shteteror pergjegjes dhe personit te interesuar per legalizimin e ndertimit pa leje. Ne rast se me kalimin e ketij afati ALUIZNI nuk ka konfirmuar ose ka refuzuar nderprerjen e legalizimit organi shteteror pergjegjes ka te drejte ti kerkoje Keshillit te Ministrave pezullimin e procedurave te legalizimit te objekteve pa leje - thuhet ne vendimin e miratuar ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Nga ana e saj qeveria merr vendimin perkates sipas ligjit.

Fondi i kompensimit

Keshilli i Ministrave ka vendosur dje qe ne funksion te kompensimit financiar te pronareve ne trojet e te cileve jane ngritur ndertime pa leje secili bashkepronar apo nje pjese e tyre paraqesin kerkese individuale apo te perbashket per pjesen takuese ne pronen qe kompensohet. Nese kerkesa paraqitet nga nje pjese e bashkepronareve ajo shoqerohet nga prokura e posacme e nenshkruar prej tyre ku si tager i nevojshem te jete edhe e drejta per te terhequr vleren financiare ne emer te tyre. Ne rastin e kerkesave individuale te secilit bashkepronar apo te nje pjese te tyre per cdo aplikim te kryer paguhet tarife sherbimi pavaresisht se i perket te njejtes pasuri te paluajtshme. Qeveria ka ndryshuar vendimin e marre po prej saj ne mbledhjen e 19 majit te ketij viti duke shfuqizuar procesin sipas te cilit regjistrimi ose pranimi i kerkesave per kompensim fillon pese dite pas dates se njoftimit publik dhe vazhdon per 30 ditet ne vijim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›