E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gati zbatimi i projektit për riciklimin e mbetjeve në Berat

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Projekti i riciklimit të mbetjeve në Berat është gati për të nisur nga zbatimi.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo u takua sot me zëvendësambasadorin e ri të Suedisë dhe kreun e Agjencisë Suedeze për Zhvillim, Eric Illes.

Demo bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e ngushtë për projektin e përbashkët të riciklimit të mbetjeve urbane.

“Një projekt transformues, i cili është në vijën e finishit, gati për t’u zbatuar”, informoi Demo.

Në fillim të këtij viti në bashkinë e Beratit u lançua projekti i riciklimit të mbetjeve.

Ky projekt, nëpërmjet të cilit kryhen ndarjet në burim të mbetjeve shtëpiake, është financuar nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Zhvillim, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit e Mjedisit dhe bashkinë Berat.

Riciklimi i mbetjeve dhe ndarja e tyre do të sjellë një zhvillim të mëtejshëm në këtë qytet.

1 nga 4

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›