Gatimet tradicionale dhe punimet e dorës, tradita që përcillet nga amvisa Eli Çulli

Përmeti i traditës, ushqimit, artizanatit, muzikës dhe potencialeve kulturore, ka ditur t’i përcjell këto vlera deri në ditët e sotme.
Eli Çulli me origjinë nga Gjirokastra, e martuar në qytetin e Përmetit, nënë e dy djemve, arriti të përshtatet më së miri me zakonet dhe traditat e vendit ku u martuar.
Eli tregon se mësimet më të vlefshme të jetës i mori nga e vjerra që e mbajti gjithmonë pranë duke i treguar çdo sekret të punës.
Këtë vit Eli ka përgatitur mbi dhjetë lloje glikoje.
Sipas Elit zhvillimi i teknologjisë po ndikon në zbehjen e traditave të vjetra.”Nuk e kanë durimin, e kanë mendjen për telefon nuk e kanë mendjen për të qëndisur”, shprehet ajo.
Gazetare: Leonida Koçiu
/rtsh.al/