Shërbimi i fizioterapisë në Kukës, pacientët më të shumtë me probleme neurologjike dhe fraktura

Në kabinetin e fizioterapisë në spitalin rajonal të qytetit të Kukësit, u vu re një fluks i shtuar i pacientëve në 2 muajt e parë të këtij viti.
Sipas fizioterapistit Gerald Cengu janë pacientë të patologjive të ndryshme. Në repartin e fizioterapisë ka pasur raste goxha në rritje të patologjive të ndryshme. Raste kanë qenë si fraktura, probleme pediatrike, por edhe raste trauma sportive e deri tek moshat e treta.
Fizioterapisti jep edhe disa këshilla sidomos për moshat e treta.
“Pavarësisht se merr shërbim medicinal, në raste se mjeku sugjeron fizioterapi, duhet të praktikoni, sidomos moshat e treta. Sugjerojmë të kenë kujdes sidomos moshat e treta, të mos lëvizin shumë në terrene jo të sigurta.
Në vitin që lamë pas, në këtë kabinet morën trajtim 140 pacientë dhe u kryen 1800 seanca fizioterapike.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/