E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gattuso largohet nga Valencia

Gennaro Gattuso nuk është më trajneri i Valencias. Vetë klubi spanjoll e ka komunikuar ndarjen nga trajneri italian përmes faqes zyrtare. Vendimi vjen pas një takimi të gjatë mes Ringhio dhe presidentit të skuadrës spanjolle, Layhoon Chan.

Fillimisht humbja me Valladolidin, që konfirmon një trend negativ në La Liga, më pas vështirësitë në merkato, me mosardhjen e përforcimeve të konsideruara thelbësore për vazhdimin e sezonit dhe për të arritur të paktën objektivin e shpëtimit. Këto janë arsyet e divorcit, i cili nuk është përjashtimi klasik, por një zgjidhje konsensuale e vendosur nga palët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›