E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kupa e Spanjës dhuron një tjetër “El Clasico”

Dikur ishte një nga dy kulmet e sezonit futbollistik në Spanjë, por tanimë, edhe për kapriço të shortit, por edhe për shkak të shtimit të veprimtarive në kalendar. Kështu, në vetëm diçka më pak se 9 muaj, nga 24 korriku i vitit të shkuar e deri në fillim të prillit të këtij vit, do të jenë luajtur plot 6 përballje midis dy rivaleve më të mëdha të futbollit iberik, Realit të Madridit dhe Barcelonës. Kjo sepse këto dy gjigande të futbollit botëror do të ndeshen sërish me njëra-tjetrën, kësaj radhe në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, siç njihet ndryshe Kupa e Spanjës.

Shorti është treguar i pamëshirshëm për të dy pretendentët për këtë trofe, të cilët do të synojnë të jenë ata që do të triumfojnë në fund. Sa i përket gjysmëfinales tjetër, shorti vuri përballë Osasunën me Atletik të Bilbaos. Duhet kujtuar këtu se përtej asaj fitoreje minimale në miqësoren amerikane të parasezonit të katalanëve, Reali i Madridit ka fituar vetëm duelin e parë në kampionat, me shifrat 3-1, duke vijuar të mundet me të njëjtat shifra në finalen e Superkupës së Spanjës pak javë më parë, ndërsa dueli i kthimit në kampionat do të luhet midis dy sfidave të Kupës së Spanjës, më 19 mars 2023.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›