E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gatuso fiton dhe e ndërron veten

Debuton me fitore Gennaro Gatusso në krye të skuadrës së Sion. Nën petkun e trajnerit dhe të futbollistit, ish-mesfushori i Milanit ka fituar me rezultatin 2-0 kundër Losanës, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinalen e Kupës së Zvicrës.

Ringo gjatë ndeshjes ka dhënë urdhra nga fusha, ndërkohë sulmin ia ka besuar goleadorit Vanzak, i cili ka shënuar edhe golin e parë të takimit.

Mirëpo, në minutën e 80-të ish-mesfushori kuqezi vendos të dalë nga fusha dhe 6 minuta më vonë skuadra e Sionit shënon golin e dytë të takimit me anë të një penalltie që Djeng e transformon në gol./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›