Giggs vazhdon kontratën, gati për ndeshjen e 1000

Mesfushori i Manchester United, Ryan Giggs e ka vazhduar kontratën me skuadrën e tij. Mesfushori 39 vjeçar uellsian do të festoj ditëlindjen e ti të 40 si lojtar i Manchester United.
"Unë po ndihem shumë mirë, po shijoj futbollin më shumë se kurrë. Po ndjehem rehat këtu duke kontribuar për skuadrën time. Ky është një ekip emocionues dhe dua të fitoj prapë trofe. Dua të falënderoj Sir Alex Ferguson dhe David Gill që vazhdojnë të më përkrahin mua" deklaroj Giggs.
Giggs në ndeshjen e radhës për Manchester United do të zhvilloj ndeshjen e 1000-të në karrierë në të gjitha garat me Manchester United dhe përfaqësuesen e Uellsit./Indeksonline/