Gatusso lojtarë-gjyqtarë!

Një gjest i Gennaro Gatussos është bërë i famshëm në futbollin zvicëran. Mesfushori i Sion i njohur për temperamentin e tij e ka “ndihmuar” gjyqtarin në ndeshjen derbi Sion-Yong Boys.
Në një aksion, një futbollist kundërshtar ndërhyn ashpër me taka ngritur ndaj një shoku skuadre të Gattuso-s. Gjyqtari fërshëllen për faull dhe në moment afrohet pranë lojtarit me kartonin e verdhë në dorë, por nuk e ngre atë lart, në pritje për t’u ngritur në këmbë futbollisti që do ndëshkohej.
Por Gatussos nuk i është pritur që të ndëshkojë atë, gjersa i ka futur dorën në gjep gjyqtarit duke i’a nxerrë kartonin e verdhë për të ndëshkuar kundërshtarin. Gjyqtari vetëm e shikoi Gatusson me buzëqeshje ndërsa ai shpëtoj pa u ndëshkuar./indeksonline/