E Diel, 1 Nëntor 2026

Gay i merr fronin Usain Bolt, fiton 100-metërshin

Atleti amerikan Tayson Gay i ka dhene fund mbretërimit te Usain Bolt ne garen e 100 metrave. I cilësuar si “i biri i eres’ atleti xhamajkan kishte fituar te gjitha garat ne dy vitet e fundit, por ne Diamond League te Stokholmit, nuk ka qene ne diten me te mire. Tayson Gay do te kalonte i pari finishin me kohen 9"84. Vetem nje fitore per amerikanin nga Kentaki, pasi rekordi ne kete gare vazhdon te mbaje vulen e Usain Bolt.

Ky i fundit do te pasonte rivalin e tij ne vijen e binishit me kohen 9"97 dhe pas dy vjetesh do te pesonte humbjen e pare, pikerisht ne pisten ku ishte kaluar per here te fundit nga patrioti i tij Asafa Paull, qe nuk mori pjese ne kete kompeticion per shkak te nje demtimi. Triumfi, sidomos ndaj njeriut me te shpejte ne bote ka lumturuar atletin amerikan Tayson Gay.

“E di qe Usain nuk ishte ne formen e tij me te mire, por une gjithsesi jam shume i lumtur me kete fitore. U nisa shume mire dhe u çudita qe nuk e pashe Usain pas gjysmes se pare te gares”, ka thene Tayson Gay. Nderkohe Usain Bolt ka konfirmuar se nuk ishte ne diten e tij me te mire. “U nisa keq dhe nuk ndjeja shtytjen e duhur ne kembe. Gjithsesi nuk mund te fitoj gjithmone. Tyson ishte me ne forme se une dhe tani mund ta shijoje kete fitore”, ka përfunduar Bolt i cili mban rekordin botëror me kohen 9"58.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›