E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del nga spitali mesfushori i Realit, Rikardo Kaka

Mesfushori i Realit te Madridit Rikardo Kaka ka dale nga spitali pas operacionit ne gjurin e majte, qe do ta mbaje ate per rreth kater muaj larg fushave te lojes. Futbollisti brazilian, i cili u operua ne Belgjike, ka bere te ditur se tani keron te rikuperohet sa me shpejt per te qene i gatshem per skuadren e drejtuar nga Jose Mourinho. “Gjithcka shkoi mire. Ishte nje operacion i detyrueshem, por gjithcka doli me sukses. Tani mendoj vetem te rikuperohem sa me shpejt. Do te vazhdoje terapine ne Spanje. Jam optimist dhe dua te kthehem sa me shpejt ne formen time me te mire”, ka thene Rikardo Kaka.

Mesfushori Brazilian ka folur gjithashtu per here te pare ne lidhje me raportin e tij me trajnerin Jose Mourinho. Gjate kësaj kohe mediat kane spekuluar per nje largim te mundshem te futbollistit nga Reali i madridit, por ai i ka hedhur poshte keto zera.
"Trajneri ka qene special me mua gjate kësaj periudhe. Ai me ka thene se do qe te jem ne 100% te formes, per t’u kthyer perseri ne nje nile te larte”, ka vijuar me tej braziliani. Rikardo kaka u transferua te Reali i madridit nje vit me pare, duke u larguar nga Milani per 65 milion euro. Ne sezonin e fundit me skuadren madrilene ai luajti 25 ndeshje, duke shenuar tete gola.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›