Gaz Paja paraqitet në SPAK, nuk dihet për cilën çështje është pyetur aktori i humorit

Aktori i humorit Gazmend Paja u paraqit mëngjesin e kësaj të enjteje në SPAK, ku qëndroi përreth një orë.
Mësohet se Pajës i është sekuestruar celulari.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ai u pyet nga gazetarët për arsyet e paraqitjes, por u përgjigj me ironi se kishte qenë në kafe me prokurorin dhe padashje kishin ngatërruar celularët.
Në vitin 2019, Gazmend Paja mori statusin e investitorit strategjik nga komiteti i investimeve strategjike, vendim për të cilin Partia Demokratike kërkoi që të hetohet nga SPAK.
Aktori ka fituar statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një resort në Dhërmi.
/vizionplus.tv