E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Fitorja ne 11 maj edhe më e madhe”, Rama: Do ta shihni edhe marëdhënien me Amerikën

Kryeministri Edi Rama vijon të jetë i bindur se Reforma në Drejtësi dhe ekzistenca e SPAK-ut është vetëm falë Partisë Socialiste. Teksa bashkëbisedoi me komentuesit online, Rama tha se nuk synon te kontrolloje drejtësinë.

Edi Rama: Budallenj të mëdhenj ne që hapim luftën kundër korrupsionin, bëjmë një reformë në drejtësi që s’ka guxuar askush, i japim shpatën në dorë, ia dorëzojmë drejtësisë që të godasë është në trupin tonë, jemi këtu për të bërë Shqipërinë shtet dhe jo për të kontrolluar drejtësinë, e tani çohesh ti me shokët e tu të kënetës dhe na tregoni ju hajdutë burgun.

Për kreun e qeverisë, momenti kur në tryezën e Këshillit të Europës të vendoset edhe emri ‘Albania’, është pavarësia e dytë e Shqipërisë.

Edi Rama: Është dritare që është e hapur për ne, dhe duhet të shfrytëzojmë këtë moment, këtë kohë, duhet të mbyllim negociatat deri në fund 2027 dhe duhet të hidhemi brenda, që kur dritarja të mbyllet ne të jemi brenda në BE, dhe te fitojmë statusin e munguar për shumë e shume vite, të barabartë mes të barabartësh. Është ngritja e dytë e flamurit kjo e hyrjes në BE, është pavarësia e dytë e Shqipërisë.

Një komentues shkruante se kryeministri është i tmerruar, pasi në 11 maji do të fitonte opozita.

Edi Rama: Kush opozitë do të fitojë? Do ta shihni se do jetë interesante këtë herë ehe vota e emigrantëve, kur PS do të fitoi për herë të 10 radhazi, madje me fitore edhe më të thellë.

Rama nuk la pa komentuar entuziazmin e opozitës për Presidentin Donald Trump.

Edi Rama: Do ta shihni edhe Amerikën, edhe marrëdhënien me Amerikën, edhe mbështetjen e Amerikës. Gjitha do t’i shini, siç i keni parë. Po s’mbani mend se e keni kujtesën e dobët dhe u mban këneta peng. Ju kujtohen kur fitoi Trump mandatin e parë dhe thanë ik vete se do vijë Trump të të marrë zvarrë. Si vazhdoi pastaj puna, apo kismet.

Kryeministri u ndal edhe tek Panairi i Punës që do të mbahet të dielën e 2 marsit në Athinë, ku kompani shqiptare do prezantojnë oferta pune për emigrantët./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›