E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gaza/ Të paktën 22 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite

Forcat ushtarake izraelite vranë të paktën 22 palestinezë sot, shumica e tyre në Rripin verior të Gazës.

Gjatë sulmeve ajrore u godit edhe një shkollë që strehonte persona të zhvendosur.

Sipas raportimeve, të paktën 11 palestinezë u vranë gjatë tre sulmeve  ajrore izraelite mbi shtëpitë në qytetin e Gazës, ndërsa nëntë të tjerë u vranë në qytetet Beit Lahia, Beit Hanoun dhe një strukturë IDP në Jabalia.

Dy palestinezë të tjerë u vranë në Rafah.

Banorët thanë se u prekën komplekset e banimit, disa prej të cilave morën flakë në tre qytete.

Ushtria izraelite ka më shumë se dy muaj që kryen operacione në qytetet e përmendura./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›