E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza, arrin në 913 numri i viktimave, 292 fëmijë

Gaza - E teksa luftimet e përgjakshme në Gaza kanë hyrë në ditën e 18-të tyre, numri i viktimave ka arritur në 913. Sipas një njoftimi për shtyp të bërë nga Ushtria Izraelite e cila ka përparuar drejt zonave më të populluara të Gazës, tashmë po sulmohen akoma më shumë pozicionet e Hamasit. Sipas të njëjtave burime, theksohet se edhe luftëtarët e Hamasit kanë vazhduar me qëndresën e tyre.

Autoritetet palestineze bëjnë të ditur se që nga fillimi i operacionit izraelit janë vrarë 292 fëmijë, 75 gra dhe në total 913 persona. Ndërkohë, numri i të plagosurve rezulton të jetë më mijëra teksa gjithnjë e më shumë rritet nevoja për ndihma humanitare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›