Gazprom çel rubinetat, Evropa merr frymë lirisht
Moskë - Evropianët pritet të shpëtojnë nga temperaturat e ulëta që kanë pushtuar vendet e tyre në këto ditë kur edhe gjigandi rus i gazit natyror “Gazprom” ka mbyllur rubinetat. Rusia ka thënë se sot do të rifillojë eksportimin e gazit në Evopë përmes Ukrainës i cili u ndal pasi Moska akuzoi Kievin se po vidhte një sasi të gazit i cili kalon përmes sistemit të tubacioneve që janë të vendosura në territorin ukrainas. Sipas marrëveshjes së arritur ditë më parë monitorët nga dy vendet e përfshira në mosmarrëveshje si dhe nga Bashkimi Evropian do të monitorojnë opercaionin e eskportimit të gazit.
Zyrtarë të Gazpromit thanë se, megjithatë, do të duhej kohë deri në arritjen e kuotave normale të furnizimit me gaz.
Zyrtarë të Gazpromit thanë se, megjithatë, do të duhej kohë deri në arritjen e kuotave normale të furnizimit me gaz.