E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza, izraelitet shkaterrojne xhamine, 14 viktima

Merr rruge ofensiva izraelite ne Rripin e Gazes. Ushtaret e Tel Avivit kane goditur me artileri te rende nje xhami ne veri te zones. (UPDATE)

Ngjarja ndodhi ne Beit Lahja, ku kane gjetur vdekjen edhe 14 persona, ndersa dhjetra te tjere jane plagosur. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forcat e ndihmes se shpejte duke nisur germimet nen rrenoja per te nxjerre trupat e bllokuar.

Ne kuader te ofensives nga toka, paraditen e sotme, nepermjet disa fletushkave te hedhura ne Gaza, ushtria izraelite u kerkoi civileve te largohen nga pjesa veriore e territoreve.

Lajmin e ben te ditur televizioni amerikan CNN. Nderkohe, ofensiva nga toka nisi zyrtarisht me sulmin qe iu be kufirit verior nga tanket izraelite.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›