E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Nuk ka zgjedhje parlamentare ne 2009

Kryeministri, Hashim Thaci theksoi se ne vitin 2009, Kosoven e presin sfida te shumta, ndersa nuk mendon se do te zhvillohen zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te kerkuara fuqishem nga opozita.

“Zgjedhje lokale do te jene ne nentor, ndersa per zgjedhjet parlamentare do te respektojme Kushtetuten. Kerkesat per zgjedhje nuk jane serioze, por jane me teper sa per te bere zhurme”, ka deklaruar Thaçi per Radion Evropa e Lire.

Nderkaq nenkryetari i LDK-se, Lutfi Haziri ka thene se, “edhe LDK-ja pret qe te jete e gatshme per zgjedhjet lokale ne vjeshten e vitit 2009, por jo edhe per zgjedhjet parlamentare”.

Ne anen tjeter, partite opozitare, synim kryesor kane pergatitjet per zgjedhjet ne te dyja nivelet. Duke u thirrur ne pakon e Ahtisaarit, keto parti presin qe zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare te mbahen ne vjeshte. Ahmet Isufi, nenkryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, thote se zgjedhjet e lira jane te domosdoshme per realitetin e ri qe eshte krijuar ne Kosoven e pavarur.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›