Gaza nis fushatën e madhe të vaksinimit- 44 mijë fëmijë nën 3 vjeç marrin dozën e parë

Duke nisur nga mëngjesi i sotëm mijëra prindër palestinezë u vunë në radhë para 150 qendrave shëndetësore dhe pikave të UNRËA-s në të gjithë Rripin e Gazës për të vaksinuar fëmijët e tyre.
Fëmijët e tyre, të gjithë nën moshën 3 vjeç, kishin humbur vaksinat bazë gjatë dy viteve luftë dhe tani po marrin dozën e parë.
Fushata, e nisur nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me UNRWA-në, Gjysmëhënën e Kuqe Palestineze, OBSH-në dhe UNICEF-in, do të zgjasë 10 ditë dhe do të përsëritet dy herë të tjera me nga një muaj pushim mes tyre.
Qëllimi është që të vaksinohen 44 mijë fëmijë që rrezikojnë jetën nga sëmundjet e parandalueshme.
Një në pesë fëmijë në Gazë nuk ka marrë asnjë vaksinë që nga fillimi i luftës. Ndërsa infermierët shpërndanin shiringat, prindërit kanë treguar se disa foshnja i kishin lindur nën bomba dhe kurrë nuk kishin dalë nga streha për të marrë dozën e parë.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë denoncon 56 % e barnave esenciale dhe 65 % e pajisjeve mjekësore mungojnë plotësisht.
Ndërkaq, zyra e medias në Gazë akuzon Izraelin se vazhdon të bllokojë karvanët me ilaçe edhe pas armëpushimit të 10 tetorit.
Që nga tetori 2023, sulmet izraelite kanë vrarë mbi 69 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe kanë plagosur më shumë se 170 mijë të tjerë.
Sot, për herë të parë pas muajsh të tërë, disa prej atyre fëmijëve që i mbijetuan bombave po u ofrohet një shans të ri për të jetuar.
/rtsh.al/