E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza po i kthehet normalitetit

Jeta në Rripin e Gazës po i kthehet normalitetit, pasi marrëveshja për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit ka gjetur zbatim.

Armëpushimi, i cili ka hyrë në fuqi të mërkurën mbrëmje, u ka dhënë fund tetë ditëve luftime ndërmjet dy palëve.

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka thënë se armëpushimi është “fitore” për lëvizjen islamike.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se qeveria e tij do t’i japë një shans armëpushimit, por “është e përgatitur edhe për shkeljen eventuale të tij”, transmeton Rel.

Marrëveshja për armëpushim është ndërmjetësuar nga Egjipti, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Rreth 160 palestinezë, përfshirë dhjetëra fëmijë, janë vrarë gjatë luftimeve, ashtu si edhe gjashtë izraelitë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›