E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shala: PDK, LDK e AAK të përbashkuara rreth bisedimeve

Përvojat e tij në drejtimin e grupit strategjik-politik në bisedimet e Vjenës kanë bërë që Blerim Shala t’i kthehet kësaj detyre.

Nënkryetari i AAK-së është emëruar nga presidentja Jahjaga koordinator politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Asgjë në këto bisedime as në mandatin e tij nuk do të jetë jashtë rezolutës së Kuvendit për bisedime dhe do të ketë transparencë të plotë ka thënë Shala për KTV-në.

Sipas Shalës barrën politike për bisedime do të vazhdojë ta ketë kryeministri HashimThaçi.

Shala ka thënë se PDK, LDK e AAK domosdoshëm duhet të jenë bashkë në këtë proces në mënyrë që të jetë i suksesshëm.

“Nuk kam emra që mund të lakoj drejtpërdrejt sepse ende nuk kam menduar për këtë çështje por po e them hapur, mendoj që trinomi PDK, LDK, e AAK, konsensusi që ka ekzistuar prej Rambujes, është i domosdoshëm që dialogu të jetë i suksesshëm” ka thënë Shala.

Shala nuk e ka mohuar mundësinë që pjesë e dialogut të jenë edhe ata që udhëhoqën bisedimet teknike./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›