Gaza, raketa plagos katër persona

Të paktën katër palestinezë kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve me raketa ndërmarrë ditën e hënë prej ushtrisë izraelite në qytetin e Gazas.
Lajmi njoftohet prej autoriteteve palestineze, të cilat saktësojnë se mes të lenduarve ndodhet edhe një grua.
Ky ishte sulmi i dytë me raketa ndërmarrë prej izraelit, pas hedhjes së katër raketave Qassam prej palestinezeve në tokën izraelite, ku gjeti vdekjen edhe një punëtor tajlandez.