E Diel, 1 Nëntor 2026

Gaza shpërthen autobusin në Tel Aviv, sulm terrorist mes lutjeve për paqe

Gaza- Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një autobus në kryeqytetin tregtar Tel Aviv të Izraelit, në mes të shkëmbimeve të vazhdueshme të zjarrit mes Izraelit dhe militantëve në Gaza.

BBC-ja flet për të paktën 10 viktima, në atë që policia lokale e quajti një sulm terrorist.

Zëdhënësi i kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, Ofier Gendelam tha në Twitter llogarinë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombë dhe se ai ishte “sulm terrorist”.

Shërbimet emergjente thonë se pesë prej të plagosurve nga shpërthimi i autobusit janë në një gjendje të rëndë apo të moderuar. Një izraelit i cili dëshmoi mbi shpërthimin tha i tha ushtrisë se autobusi ishte “djegur plotësisht”.

Dëshmitarë të tjerë raportuan të kenë parë një njeri duke lënë një bombë në autobus dhe duke u larguar me vrap. Gazeta izraelite ‘Haaretz’ tha se shpërthimi ndodhi në cep të Sauli Hamelech dhe Henrietta Szold.

Ajoi tha se të plagosurit po trajtohen në spitalin Ichilov dhe se barrikada ishin ngritur në këtë zonë për të kërkuar bombarduesin. Hamasi, grupi militant palestinez që ka drejtuar Gazën që nga viti 2007, thuhet se ka shpallur me altoparlant në qytetin e Gazës se kishte kryer sulmin.

Përpjekjet ndërkombëtare për të finalizuar një armëpushim janë duke u rritur në ditën e tetë të sulmeve në Gaza, pas një nate me sulme ajrore izraelite në Gaza dhe sulme sporadike me raketa të Hamasit. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton po viziton Bregun Perëndimor dhe më vonë, Kajron pas bisedimeve me udhëheqësit izraelitë.

Klinton në Bregun Perendimor

Burime palestineze kishin sugjeruar se një armëpushim do të shpallej të martën, por Izraeli nuk ka thënë se marrëveshja u arrit.

Sulmi në Tel Aviv

136 palestinezë dhe 5 izraelitët janë vrarë që nga kur filloi sulmi tetë ditë më parë. Vetëm të martën konflikti mori jetën e së paku 20 palestinezëve dhe 2 izraelitëve. Zonja Klinton ka mbërritur në Ramallah në Bregun Perëndimor për bisedime me presidenti palestinez Mahmud Abaz. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun është gjithashtu duke vizituar udhëheqësit në rajon në përpjekje për të çimentojë një armëpushim.

Kërkesat e Izraelit përfshijnë asnjë zjarr armiqësor të çdo lloji nga Gaza dhe përpjekjet ndërkombëtare për të parandaluar riarmatosjen e Hamasit, ndërsa Hamasi është duke kërkuar dhënien fund të bllokadës në Gaza dhe vrasjeve në shënjestër nga Izraeli.

Sulmet në Gaza

Zëdhënësja e Departamenti Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se zonja Klinton, që fluturoi në Jeruzalem të martën vonë- kishte mbajtur dy orë bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të Izraelit.

“Ata diskutuan përpjekjet për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për të sjellë një përfundim të qëndrueshëm që mbron sigurinë e Izraelit dhe përmirëson jetën e civilëve në Gaza”,- tha zonja Nuland.

Duke folur pak para bisedimeve, zoti Netanyahu tha se Izraeli donte një zgjidhje diplomatike, por që ai ishte gati për të marrë “çdo veprim” që ishte i nevojshëm.

Dorina Bilbili/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Tëitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›