E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza, vritet nje drejtues i Hamasit

Izraeli nuk njeh pushim ne ofensiven ndaj territoreve te Rripit te Gazes. Gjate sulmeve te zhvilluara ne oret e nates, ushtaret kane bombarduar disa baza te Hamasit.

Si pasoje, nje drejtues i larte i fraksionit ekstremist palestinez ka humbur jeten. Ai eshte Abu Zakaria al Jamal dhe sipas te dhenave, humbi jeten gjate nje shperthimi. Mediat nderkombetare njoftojne se hyrja e trupave tokesore ne Gaza eshte vetem ceshtje ditesh.

Deri tani, sulmet ajrore kane shkaktuar vdekjen e 435 personave, 100 prej te cileve jane civile. Nderkohe, lideri i Hamasit ne azil, Khaled Meshaal ka ritheksuar edhe nje here se grupi qe udheheq nuk do dorezohet dhe do vazhdoje sulmet me raketa ndaj territoreve te shtetit hebre. Sipas tij, nje operacion nga toka do shnderrohej ne tragjedi per ushtrine izraelite. 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›