E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet izraelite, myslimanet ne protesta

Ne shume vende myslimane kane nisur protesta kunder sulmeve izraelite ne Gaza. Manifestimet pro-palestineze kerkojne ndaljen e bombardimeve.

Mijera njerez kane protestuar ne Afganistan dhe para Xhamise se Madhe duke hedhur slogane kunder Izraelit dhe SHBA-se.

“Jemi te bashkuar per te mbeshtetur popullin e pambrojtur palestinez”, u shpreh nje prej protestuesve.

Manifestimi ishte i paqte, por nje grup njerezish u vecuan dhe dogjen nje flamur izraelit.

Tubime pati edhe ne kryeqytetin e Bangladeshit, Danga. Protestuesit e konsideruan dhunen izraelite ndaj njerezve te pafajshem, si te pajustifikueshme. Protesta paqesore pati edhe ne Indonezi.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›