E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazeta Britanike: Shkoni për pushime në Shqipëri, është lirë dhe shmangni turmat

Gazeta Britanike: Shkoni për pushime në Shqipëri, është

Gazeta brirtanike Express.co.uk ka shkruar një artikull mbi destinacionet turistike për këtë verë, duke publikuar dhe listën me 20 vendet më të lira, ku turistët e huaj mund të kalojnë pushime të këndshme.

Ajo që na tërheq vëmendjen është fakti se në vendin e 5-të është renditur dhe Saranda, për të cilën shkruan se është më lirë dhe mund të shmangësh turmat e njerëzve.

Artikulli shkruan se përgjatë rivierës shqiptare është Saranda që shfaqet si një destinacion turistik i gjallë për ata që kanë një buxhet “të vogël".

Saranda më parë ishte një fshat i qetë peshkimi, por për shkak të “klimës mahnitëse” ,me jo më pak se 300 ditë me diell në vit, tani po rritet në popullaritet. Një udhëtim ditor atje është i përballeshëm për buxhetin.

Në jug të qytetit ndodhet Plazhi i Ksamilit, i cili quhet Perla Jon pasi është “shtëpia e ujërave” të kristalta. Mirror Beach thuhet se është gjithashtu i bukur për të bërë banja dielli. Gjithashtu turistët mund të eksplorojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, i cili është shumë i frekuentuar.

Lista me 20 destinacionet turisktike më të lira:

1.Galicia, Spanjë

2. Turqi

3. Golden Sands, Bullgari

4. Palma, Mallorca

5. Sarandë, Shqipëri

6. Shkup, Maqedonia e Veriut

7. Kotor, Mali i Zi

8. Tatras së lartë, Sllovaki

9. Varshavë, Poloni

10. Vjenë, Austri

11. Berlin, Gjermani

12. Hurghada, Egjipt

13. Republika Domenikane, Karaibe

14. Riga, Letoni

15. Kerala, Indi

16. Phnom Penh, Kamboxhia

17. Fixhi, Paqësori Jugor

18. Pragë, Republika Çeke

19. Lisbonë, Portugali

20. Budapest, Hungari

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›