E rëndë në Vlorë, 32-vjeçari i jep fund jetës duke konsumuar fotoksinë
Një 32-vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.
Siç njofton policia, 32-vjeçari me inicialet F.L ka mbërritur fillimisht për ndihmë në spitalin e Vlorës, ku është vendosur të dërgohet drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Fatkeqësisht, ai ka ndërruar jetë gjatë transportimit.
Informacion paraprak nga policia:
Sot, në spitalin e Vlorës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi F. L., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, i cili si pasojë, gjatë transportimit për mjekim të specializuar në spitalin e Tiranës, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
