E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazeta prestigjoze italiane “La Stampa”: Shqipëria, ekonomi e shëndetëshme dhe rol stabilizues në rajon

-Shtypi italian komenton raportin e Bashkimit Europian për Ballkanin

 Vlerësimet pozitive që Bashkimi Europian ka shprehur në këtë Raport, për Shqipërinë dhe zhvillimin  e saj si dhe për dhe rolin e saj në rajon kanë patur një jehonë edhe në mediat ndërkombëtare dhe sidomos ato italiane.

 Kështu në një artikull të korrespondentit të njohur nga Brukseli, për gazetën prestigjioze italiane “La Stampa”, Marco Zatterin, citojmë se Raporti i Bashkimit Europian për progresin lavdëron Shqipërinë për ekonominë e shëndetshme që ka duke u nisur nga Raporti i BE qe shprehet se Shqipëria në ekonomi ka përmirësime shpresëdhënëse.

Gjithashtu në artikullin e gazetës “La Stampa” Shqipëria merr lavdërime nga Raporti I BE edhe për faktin e rëndësishëm se ajo luan një rol pozitiv në stabilitetin e rajonit të Ballkanit.

Më tej gazeta “La Stampa”, duke ju referuar gjithnjë Raportit të BE-së mbi progresin e Shqipërisë, thekson se progres të dallueshme janë shënuar nga Kroacia, Maqedonia dhe Shqipëria, vende të cilat për këtë arsye kanë një perspektivë më të afërt europiane se sa vendet e tjera, të cilat e shohin më të largët BE-në.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›